U përfol se shkaku ishte Blasta, Mbresa sqaron të vërtetën për prishjen e miqësisë me Melisën
Mbresa dhe Melisa kanë qënë dy banore tepër të afërta me njëra-tjetrën.
Miqësia e tyre lindi teksa të dyja ishin duke duke shijuar eksperiencën brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP Kosova”.
Mirëpo pas përfundmit të këtij formati u vu re se ato nuk e vazhduan jashtë shoqërinë e tyre.
Kudo në mediat rozë nisi të qarkullojë lajmi se shkak është bërë Blasta.
Këto lajme erdhën si pasojë e një insterviste të dhënë së fundmi nga këngëtari, ku zbulonte se kishte patur lidhje të shkurtra me të dyja vajzat.
Ndërsa Mbresa ka qënë e ftuar në “Prive” ka zbuluar arsyen e vërtetë të prishjes së miqësisë së saj me Melisën.
Ajo ka hedhur poshtë pretendimet lidhur me Blastën duke shpjeguar situatën me Melisën.
“Me Melisën kemi pasur raport shumë të mirë sa kemi qenë brenda në shtëpi. Pastaj kur kam dalë e patëm lënë që të takohemi. Më ka shkruar edhe lamë të takoheshim, por nuk munda atë ditë sepse kisha për t’i takuar familjarët. Pas tre-katër ditësh e pashë që ma bëri “unfollow”, ia bëra edhe unë. Kaq.
“E di që ka persona që bëjnë tentativa për të nxjerrë reklamë për veten, por nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë. Nuk ia vlen as të flasim”, ka zbuluar Mbresa.
Linku: https://youtu.be/egzdlHTFpV8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpV11vYsnJv/?utm_source=ig_web_copy_link