Sipas MeteoAlb, parshikohet që i gjithë territori ynë në orët e para të mëngjesit të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijim do të kemi shtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ku herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke sjellë rreshje të pakta shiu në zona të izoluar në ultësirën perëndimore. Por në zonat malore do të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com