Amos Zahari ka qënë një nga banorët më të fortë në “Big Brother VIP” edhe pse eksperienca e tij u ndërpre herët.
Megjithatë aktorin e ka shoqëruar vëmendja dhe aludimet e publikut.
Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku ka sqaruar disa nga dyshimet e qarkulluara në rrjet.
Amos Zaharia ka zbuluar ndër të tjera se nuk ka pasur asnjë sherr mes tij dhe bashkëshortit të Oltës, për afrimitetin që ka pasur me aktoren.
Madje ai ka theksuar se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Dorin.
“Nuk ka qenë Olta që më ka bindur të futem, pavarësisht se kjo ka qenë një lojë midis nesh. Nëse do kisha mundësi të ktheja kohën pas do futesha prap, por një gabim të vetëm nuk do e kisha bërë. Për atë gabim kam kërkuar ndjesë dhe s’kam ndërmend më të kërkoj ndjesë sepse s’mund ta bësh vazhdimisht.
Që kur kam dalë e deri tani s’kam pasur asnjë komunikim me bashkëshortin e Oltës, sa i përket qëndrimit tim në shtëpi. S’ka çfarë të keqkuptohet për qëndrimin tim me Oltën aty”, është shprehur Amos.
Linku: https://youtu.be/w4Vnn1Sft74
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoYEbkdtEXB/?utm_source=ig_web_copy_link