“Pse kaq shumë urrejtje”, Sara Hoxha ka një thirrje për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale
Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është kthyer në një personazh tepër të dashur.
Eksperienca e saj në emisionin e kërcimit “Dance With The Stars”, e bëri më të njohur për publikun.
Sara gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk ngurron të ndaj me ndjekësit momente nga jeta e saj.
Së fundmi përmes disa videove në Instagram ajo është shprehur se po vë re shumë urrejtje në Tik Tok.
Sipas saj përdoruesit në këtë platformë janë më të ashpër në komente se ata që përdorin Instagram.
Megjithatë Sara u shpreh se komentet e tilla i merr me sportivitet.
“Se di pse po më duken dy botë të ndryshme, Instagrami dhe TikTok-u. Dhe diçka tjetër që të jem pak e qartë, që mos të duket sikur unë vuaj shumë nga komentet negative.
I marr me shumë sportivitet, por thjesht nuk e kuptoj pse në Tik Tok ka kaq shumë urretje, ndërsa në Instagram jo edhe aq shumë.
Nëse janë të njëjtit njerëz që kanë edhe Instagram dhe Tik Tok thjesht kjo më bën pak të mendohem”, është shprehur Sara.
Linku: https://www.instagram.com/stories/sarahoxha/3080727850147342385/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CoYEzoVD4pr/