Home ShowBiz “Nuk e besonin që do martohesha”, Aurela Gaçe ndan kujtime nga dita e dasmës
“Nuk e besonin që do martohesha”, Aurela Gaçe ndan kujtime nga dita e dasmës
0

“Nuk e besonin që do martohesha”, Aurela Gaçe ndan kujtime nga dita e dasmës

0
0

Aurela Gaçe është padiskutim një zë tepër i dashur për gjithë publikun shqiptar.

Artistja ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Why not”, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj.

Ndër të tjera ajo është rikthyer pas në kohë duke risjellë në kujtesë disa momente nga dasma e saj me Skerdin.

“Kur kam bërë dasmën, unë me Skerdin ishim martuar më përpara e kishim mbyllur atë muhabet por donim të mblidhnim njerëzit, shoqërinë, fisin, që erdhën të gjithë. Të gjithë, me gjithë nipër e mbesa, mezi kishin pritur se nuk u besohej që do të martohesha.

Thanë do të shkojmë ta shikojmë vetë me sytë tanë katrahurën.Unë kisha tre fustane, me kurora të ndryshe. E fundit fare ishte krijuar nga Joni Peçi. Kur pashë kurorën mbarova, i thashë dhe tortën e dua kështu.

Më vonë më thotë Mand Peza i pëlqyen të gjitha fustanet por për këtë kurorën thanë: Po kjo edhe ditën e dasmës e gjeti të sajojë?! Pastaj del Rita Ora në Met Gala. Gjithë mediat këtu shkëlqen, moda e re.

Thashë: Eee, kur e bëjmë ne quhet sajesë, kur e bën bota quhet modë!”,  ka zbuluar këngëtarja.

Linku: https://youtu.be/xq533DkrXYg

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CqQbOsZKbNt/?utm_source=ig_web_copy_link