0
0
Sipas MeteoAlb, Shqipëria paraqitet gjatë gjithë ditës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qender të territorit. Po ashtu dhe në zonat juglindore do të ketë momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verlindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com