Home ShowBiz Ndjekësja shpërthen në mallkime ndaj saj për shkak të “Big Brother VIP”, reagon Sara Hoxha  
Ndjekësja shpërthen në mallkime ndaj saj për shkak të “Big Brother VIP”, reagon Sara Hoxha  
0

Ndjekësja shpërthen në mallkime ndaj saj për shkak të “Big Brother VIP”, reagon Sara Hoxha  

0
0

“Big Brother VIP” është kthyer në një fenomen tepër të komentuar.

Prej më shumë se katër muaj çdo situatë e krijuar brenda shtëpisë së famshme është përfolur tepër në media dhe rrjete sociale.

Ky format është ndjekur dhe përkrahur shumë nga publiku, i cili shpeshherë i kalon limitet me ofendime ndaj personazheve apo produksionit.

Së fundmi Sara Hoxha një nga producentet e “Big Brother VIP” dhe pronaret e “Top Channel”, ka postuar në InstaStory një komunikim me një ndjekëse, e cila në komentin e saj shpreh mllef dhe mallkime ndaj Sarës.

“Gëzuar Ramzanin të gjithëve! Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaj të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe në të vërtetë.

Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banoret kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë.

Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet #nëuadërtëlojës. Shikimi të këndshëm”, shkruan Sara krahas fotos.

Linku: https://www.instagram.com/stories/sarahoxhaaa/3085013901149022816/

Burim i fotos: https://www.instagram.com/p/Cdqceqlq_e-/?utm_source=ig_web_copy_link