Home ShowBiz Dikur tha që nuk kishin kimi, ja çfarë mendon Olta për propozimin e Luizit
Dikur tha që nuk kishin kimi, ja çfarë mendon Olta për propozimin e Luizit
0

Dikur tha që nuk kishin kimi, ja çfarë mendon Olta për propozimin e Luizit

0
0

Aktorja e njohur, Olta Gixhari ka qënë një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Ajo ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku ka folur gjatë për eksperiencën e saj në formatin e njohur.

Gjatë intervistës nuk kishte si të mos jepte një opinion lidhur me propozimin e Luizit për Kiarën.

Olta vazhdon të jetë akoma me të njëjtën opinion lidhur me romancën e dyshes Luiz-Kiara.

“Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu.

Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty.

Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh.

Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar”, është shprehur aktorja e njohur.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrHC6UGL5Xp/?utm_source=ig_web_copy_link