Home ShowBiz Dua Lipa bën publike lidhjen e saj romantike me ish-in e Rita Orës
Dua Lipa bën publike lidhjen e saj romantike me ish-in e Rita Orës
0

Dua Lipa bën publike lidhjen e saj romantike me ish-in e Rita Orës

0
0

Bota e dashurisë së të famshmëve po kthehet përmbys dhe fansat e të famshmëve nuk mund të ndalojnë së habituri nga çdo çift që konfirmohet nga mediat.

Përballë kaq shumë çmendurisë dhe thashethemeve, e vetmja që ka bërë publike dashurinë e saj ka qenë Dua Lipa, e cila është mburrur me të dashurin e saj në rrjetet e saj sociale.

Pëmes një InstaStory artistja ka dhënë një aluzion të vogël të marrëdhënies që ndan me Romain Gavras.

Në foto duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet këngëtarja e duke qeshur me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e ‘Levitating’ nuk ka folur e as ka shkruar asgjë, emoticoni i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me Romain Gavras.

 

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/music/2023/04/25/6447e54d268e3e87118b45d2.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClrhytbSAsW/?utm_source=ig_web_copy_link