Home ShowBiz A jeni kurioz? Ky është pseudonimi që Clara Chia dhe miqtë e saj i kanë vënë Shakirës
A jeni kurioz? Ky është pseudonimi që Clara Chia dhe miqtë e saj i kanë vënë Shakirës
0

A jeni kurioz? Ky është pseudonimi që Clara Chia dhe miqtë e saj i kanë vënë Shakirës

0
0

Që nga identiteti i Clara Chia-s, arsyeja për të cilën Gerard Pique është larguar nga Shakira, emri i të resë është bërë kryefjalë në mediat rozë.

Nga ana tjetër Clara Chia, në rrethet e saj të ngushta i referohet këngëtares në mënyrë shumë ofenduese.

Pasi u bë e ditur se Shakira i kishte vënë nofkën “miza e vdekur”, partnerja e re e Pique dhe miqtë e saj filluan t’i referoheshin këngëtares kolumbiane në një mënyrë shumë lënduese. Informacioni u zbulua së fundmi në programin spanjoll ‘Mitre Live’.

“Është e qartë se të gjithë janë të përqendruar te Shakira, por Clara është 23 vjeçe dhe papritur e gjithë kjo vjen, nëse ka një fajtor këtu është Pique”, tha gazetari Roberto Antolin.

“Ajo dhe shoqet e saj e quajnë këngëtaren e vjetër, shtrigë, menopauzë, kjo erdhi pasi morën vesh se këngëtarja e quan Klarën “mizë e vdekur”, janë ngopur me këtë situatë dhe për këtë ia dhanë ato pseudonime”.

Roberto Antolin tregoi gjithashtu se 23-vjeçarja nuk po kalon një kohë të mirë me gjithë vëmendjen mediatike që ka nxjerrë nga lidhja e saj me Pique.

“Clara Chia Marti është në mes të trajtimit psikologjik, nuk po kalon mirë dhe shikimi i vazhdueshëm mediatik po bën të vetën”, tha Antolin.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/04/25/64481312e2704e59058b45ef.html

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Cn2umB7jwQX/?utm_source=ig_web_copy_link