0
0
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë përgjatë gjithë 24-orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore.
Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com