“Lashë muzikën për të shkuar pas saj në Francë”, Luizi rrëfen të shkuarën e tij me vajzën e Topallit
Luizi padyshim ka qënë kryefjala e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.
Situatat dhe marrëdhëniet e krijuara prej tij brenda shtëpisë së famshme, janë komentuar tepër në rrjet.
Së fundmi ai teksa qëndronte me Nitën në oborr i ka rrëfyer asaj historinë e kaluar të jetës së tij.
“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë.
Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër, dhe dola nga tregu krejt, dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri.
Pastaj më erdhi telefonata, dhe mendova se do të ishte një dritë në fund të tunelit, pastaj kur hyra dhe i pashë, thashë nuk mundesh kundër tyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, prit radhën ti më thoshin. Tre ditë dhe tre netë nuk kam fjetur, flisja me veten, pashë që këtu nuk të jep njeri gjë. U mundova që të bëhesha njeri i mirë, iu thashë i laj unë enët për gjithë javën, e më votuan si i preferumi”, është shprehur këngëtari.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CrnnrPmpC59/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CrlyzOWodJu/?utm_source=ig_web_copy_link