Home ShowBiz Publikoi videon shqetësuese për veten dhe të bijën, sqaron situatën Fjolla Morina
Publikoi videon shqetësuese për veten dhe të bijën, sqaron situatën Fjolla Morina
0

Publikoi videon shqetësuese për veten dhe të bijën, sqaron situatën Fjolla Morina

0
0

Pak kohë më parë këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka publikuar një video që ka shqetësuar jo pak rrjetin.

Në atë video ajo është shprehur se disa persona kanë dashur të helmojnë atë dhe vajzën e saj.

Së fundmi këngëtarja ka realizuar një intervistë për “Prive” ku ka sqaruar se videon e ka realizuar teksa ka qënë shumë e rënduar emocionalisht.

“Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, askush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është pak edhe prej gabimit tim, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, ka thënë Fjolla.

Ndërsa për sa i përketë jetës së saj sentimentale, këngëtarja është shprehur se ajo tashmë është në një lidhje dhe është shumë e lumtur.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrlpmYuN9r7/?utm_source=ig_web_copy_link