Olta Gixharin me pjesmarrjen në Big Brother Vip patëm mundësi ta njohim në një version ndryshe.
Aktorja ndërpreu garën me dëshirën e saj për të qenë me të birin dhe familjen.
Së fundmi Olta ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit.
Dy prej pyetjeve morën më shumë vëmendje:
Cila është gjëja më e bukur që more nga Big Brother Vip dhe a ke plane për ndonjë film?
Kuptova se nuk jetoj dot pa familjen time. Po do të kemi një film të bukur shumë shpejt iu përgjigj aktorja.
Një video e promos së ‘Post Big Brother’ ka bërë shumë zhurmë në rrjet. Kiara dhe Olta kanë pasur një diskutim të fortë.
Pse u solle aq ashpër me Kiarën dhe iu drejtove zonjë e kulluar?
Unë iu drejtova me të njejtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj ‘jam e kulluar’ dhe ju e dini që unë nuk ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa follower më shumë.
Për sa i përket raportit me luizin Olta u shpreh se flasin me të familjarisht. Ajo ndau një pozë të partnerit të saj teksa bisedonte me këngëtarin.
Linku: https://www.instagram.com/stories/oltagixhari/3101083984591072079/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/