Home ShowBiz Nga komentet për familjen tek ishi-Megi, Luiz Ejlli vjen me një rrëfim ndryshe
Nga komentet për familjen tek ishi-Megi, Luiz Ejlli vjen me një rrëfim ndryshe
0

Nga komentet për familjen tek ishi-Megi, Luiz Ejlli vjen me një rrëfim ndryshe

0
0

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar së fundmi tek ‘Më ler të flas’ duke dhënë intervistën e parë zyrtare pas daljes.

Këngëtari ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij pas dhe para Big Brother Vip.

Luizi u shpreh se disa komente negative në lidhje me familjen e tij e kanë prekur.

‘Gjatë qëndrimit tim brenda Instagrami është hapur dhe ka arritur shifra shumë të mëdha. Shumë njerëz jashtë kanë thënë, kam pasur ca borxhe që të laj, nuk kanë qenë të mëdha me i krahasu me sa kam fituar janë qesharake, por skam pasur mundësi realisht duke marrë parasysh rrogën shpenzimet, qiranë nuk ia dilja me i la. Sot i kam të hequra. Shumë njerëz kur e dëgjuan këtë rrëfim kanë kontaktuar nënën time dhe motrën dhe i kanë thënë duam ta ndihmojmë këtë djalë për qejf pa interes.

I kanë thënë të hapin një “GoFundMe” ku të depozitojnë para dhe e kanë hapur nëna me motrën dhe për 2 ditë janë mbledhur 20 mijë dollarë dhe më është thënë në dhomë rrëfimi nga stafi që është hapur dhe nëse dëshiroj të mbyllet apo të vazhdojë dhe u ndjeva shumë keq sikur do të më mëshirojnë dhe i thashë të mbyllet në mënyrë të menjëhershme. Kur është mbyll ata kanë thënë që familja kanë dashur të abuzojnë me djalin që është brenda dhe i kanë marrë lekët për vete.

Unë sot them para të gjithëve që atë shumë që është mbledhur 20 mijë dollarë, sapo të më kalojnë do e përdor për të blerë një banesë për një familje në nevojë kudo në Shqipëri e do të lidhem me shoqatat. Përveç stresit e gjësë së madhe që është bërë jashtë, gjëja që më ka vrarë më shumë është që njerëzit po hedhin baltë mbi nënën e motrën, është shumë e rëndë se nuk të do askush më shumë se nëna.’– tha Luizi.

Donaldi dhe Romeo së bashku me publikun kanë qenë kurioz të dinë nëse e ka uruar Megi Topalli për fitoren.

‘Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, e cila ka familjen e saj, i uroj gjithë të mirat se nuk kam asgjë të keqe me të. Nuk më ka uruar për fitoren. Nuk ka lidhje, ne jemi ndarë në mënyrë paqësore. Nuk më ka ngelur qejfi, nuk e paragjykoj. Me aq sa e njoh jam e bindur që i është bërë qejfi.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=8N9-d2JY4vw

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=8N9-d2JY4vw

tags: