Këngëtarja e njohur, Nita Latifi është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun.
Artistja pas “Big Brother VIP” është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Së fundmi Nita ka dhënë një intervistë për “Prive” duke u përgjigjur disa pyetjeve lidhur edhe me eksperiencën e saj në BBV.
Pyetjes se çfarë i ka bërë habi pas daljes nga formati i njohur, Nita nuk ka lënë pa përmendur Bledi Manen. Ajo ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.
“Kam dy habi. Jam habitur për të mire sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët.
Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qënë disa gjëra fictive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favorë të vetin”.
Ndërsa gjatë intervistës nuk kanë munguar deklaratat e papritura të saj ku një prej tyre lidhet edhe me Dea Mishel.
“Një prej finalistëve që e meriton më pak finalen është Dea për shkak se loja e saj është bazuar në zonën e saj të komfortit dhe e kam kuptuar kur kam dal jashtë se e ka thënë një të pavërtetë”, është shprehur Nita pa zbuluar më shumë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsbyonXoZTo/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==