Home ShowBiz Pas shumë hipotezave, Luizi dhe Kiara do të jetojnë në këtë zonë të Tiranës
Pas shumë hipotezave, Luizi dhe Kiara do të jetojnë në këtë zonë të Tiranës
0

Pas shumë hipotezave, Luizi dhe Kiara do të jetojnë në këtë zonë të Tiranës

0
0

Luizi është fenomeni që dëgjojmë të flitet kudo në media dhe jo vetëm.

Me lojën e tij në Big Brother Vip ai arriti të rrëmbente zemrat e ndjekësve.

Këngëtari duket se tashmë ka vendosur të investojë në blerjen e një shtëpie në Tiranë.

Në një nga deklaratat e tij ai la të kuptohej se tashmë do të jetë resident tek Kodra e Diellit.

“Unë do jem edhe rezident te “Kodra e Diellit”-dëgjohet të thotë ndër të tjera Luizi.

Luizi fitoren ia dedikoi të atit të ndjerë dhe u shpreh se e ka dashur shumë këtë çmim pasi nuk dëshiron që e ëma të ketë nevojë për të punuar.

Megjithatë deklarata e tij la të kuptohej se Luizi po bën një investim në një nga zonat më luksoze të Tiranës për të blerë shtëpi ku do të jetojë dashurinë e tij me Kiarën.

Këngëtari u përfol se po jeton momentalisht në shtëpinë e Kiarës por duket se planete e afërta do ta gjejnë me një shtëpi të re.

Linku: https://www.instagram.com/itsluizejlli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/itsluizejlli/