Home ShowBiz Shkëlqejnë në pasarelë, Dua Lipa dhe Donatella Versace sjellin koleksionin e tyre të përbashkët
Shkëlqejnë në pasarelë, Dua Lipa dhe Donatella Versace sjellin koleksionin e tyre të përbashkët
0

Shkëlqejnë në pasarelë, Dua Lipa dhe Donatella Versace sjellin koleksionin e tyre të përbashkët

0
0

Dua Lipa është bashkuar me Donatella Versace dhe ka bashkë-dizenjuar koleksionin e fundit të Versace. E titulluar ‘La Vacanza’, linja u prezantua përmes një shfaqjeje të mbushur plot me yje në Kanë.

Këngëtarja, e cila prej kohësh është një mikeshë e firmës së njohur ka veshur Versace si në tapetin e kuq dhe në skenë për shumë vite. Së bashku me Donatella shtu ato kanë ecur përkrah njëra-tjetrës duke prezantuar publikut dhe të ftuarëve dizajnit e tyre të parë të frymëzuar nga pushimet.

“Donatella dhe unë u lidhëm me dashurinë tonë të përbashkët për këtë periudhë të vitit gjatë krijimit të këtij koleksioni”, tha Lipa. “Duke gërmuar nëpër arkivat, ne zbuluam se ishim tërhequr nga shumë të njëjtat referenca që ishte një proces kaq frymëzues dhe përmbushës.”

Ka një sërë pjesësh në koleksion që janë frymëzuar nga koleksioni i Versace-s i vitit 1995, duke përfshirë mini funde dhe bikini metalike, printime me flutura dhe me pika. “Ka gjithmonë një rast për të veshur Versace, dhe e di që do t’i kaloj ditët (dhe netët!) në La Vacanza gjatë gjithë verës.” Kishte gjithashtu pjesë të përshtatura, fustane mbrëmjeje dhe veshje plazhi prej pambuku.

Koleksioni u prezantua në Kanë mbrëmë, dhe pa në pasarelë disa si Iris Law dhe Irina Shayk, ndërsa Simone Ashley dhe Rosie Huntington-Whiteley u ulën në rreshtin e parë.

Linku: https://www.harpersbazaar.com/uk/fashion/fashion-news/a43790603/versace-dua-lipa/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CsmIaDwsiW4/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==