Home ShowBiz Bebe Rexha e irrituar me komentet e njerzëve për mbipeshën
Bebe Rexha e irrituar me komentet e njerzëve për mbipeshën
0

Bebe Rexha e irrituar me komentet e njerzëve për mbipeshën

0
0

Secila grua është e bukur, në çdolloj trupi qoftë! Mirëpo, ka njerëz që nuk e kuptojnë këtë dhe lëndojnë me komentet e tyre për peshën, pa e ditur se ç’po kalon dikush.

Këngëtares shqiptare Bebe Rexha ia kanë sjellë në majë të hundës me komentet që i thonë sa shumë është shëndoshur, apo që e këshillojnë të dobësohet.

Kjo gjë po zgjat prej kohësh, ndaj këngëtarja ka dashur të sqarojë se ka një arsye pas shëndetit të saj.

“Jemi në vitin 2023. Nuk duhet të flasim më për peshën e njerëzve. Më pëlqen të ha, ok?”- thotë ajo.

“Lexova komentet tek një video e imja. Rregulli numër 1, kjo është diçka që s’duhet ta bëni. Mos i lexoni! Nuk jam e inatosur, por thjesht kur sheh gjëra të tilla, të trazojnë … sepse nuk e di se çfarë po kalon dikush.

Unë shkova te mjeku vitin e kaluar dhe më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike dhe është një nga shkaqet kryesore pse gratë fitojnë peshë. Shumë gra në fakt e kanë këtë por nuk e dinë.”, tregoi Bebe, e cila ka shtuar 13 kg për një kohë të shkurtër.

 

Burimi; https://www.instagram.com/stories/beberexha/3111064249246047625/