Donte t’i dhuronte veshkën e saj, Almeda Abazi rrëfen e përlotur historinë e babait të ndjerë
Almeda Abazi është një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar edhe pse prej shumë vitesh ajo jeton në Turqi.
Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku ka rrëfyer si asnjëherë më parë historinë e humbjes së të atit.
Ajo kujtoi e përlotur se ishte vetëm 15 vjeç e vendosur së bashku me motrën dhe të ëmën në Turqi, kur mori vesh se gjendja shëndetësore e të atit ishte përkeqësuar.
Edhe pse të ndarë, e ëma mori vendimin prë t’u rikthyer në Shqipëri për t’u kujdesur për të atin e Almedës.
Ajo pohoi se njëra nga veshkat e babait të saj kishte dalë jashtë funksionit, por ishin prekur edhe organe të tjera.
Almeda tha se ajo ishte e para që u ofrua për t’i dhuruar veshkën, por i ati ia preu shkurt duke i thënë se nëse do ta bënte s’do t’ia falte kurrë. Megjithatë, ajo nuk mund ta bënte edhe për shkak të moshës.
Linku:
https://www.instagram.com/p/CfCRd3Bt5Zq/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==