Home ShowBiz Flor Mumajesi trazoi rrjetin me postimin për të, Soni Malaj sqaron të vërtetën
Flor Mumajesi trazoi rrjetin me postimin për të, Soni Malaj sqaron të vërtetën
0

Flor Mumajesi trazoi rrjetin me postimin për të, Soni Malaj sqaron të vërtetën

0
0

Flor Mumajesi pak kohë më parë ka trazuar rrjetin me një postim të tij lidhur me këngëtaren Soni Malaj.

Teksa në atë periudhë kudo flitej për puthjen e famshme të Luizit dhe Kiarës, artisti i njohur ka postuar një foto të tij dhe të Sonit vite më parë ku shiheshin duke shkëmbyer një puthje.

Kaq mjaftoi që kudo në rrjet të përflitej për një rikthim të mundshëm.

Mirëpo këto zëra vetë Soni Malaj i ka mohuar në daljen e saj të fundit.

Ajo ka qënë e ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku ka treguar se ata janë thjeshtë miq të mire dhe gjithçka tjetër i përketë së shkuarës.

“Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për shoëbiz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën kanë një dashuri të bukur, ndoshta edhe të sinqertë siç kemi pasur edhe ne atëherë”, tha Soni.

Duke u ndalur më tej te raporti me Florin këngëtarja tha tani janë miq e i bashkon muzika.

Unë me Florin kemi qenë shumë miq më përpara, ndodhi pastaj një romancë dhe pas asaj iu rikthyem dashurisë sonë të parë që është muzika si miq, gjithmon si miq. Kemi vazhduar jetët tona. Unë me Florin tashmë jemi miq dhe, edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Madje edhe publiku si rrjedhojë. Unë me Florin nuk është se flasim për… Thash në jetët tona ne kemi mbetur miq, kontaktohemi herë pas here, i themi njeri-tjetrit “Si je”. Mund të marrim ndonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore”, u shpreh ajo.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpxwIbuMcOn/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==