Efi Dhedhes është kthyer në një personazh tepër të komentuar dhe të dashur për publikun.
Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “S’e luan luan topi” ku ka rrëfyer shumë detaje të pathëna nga jeta e saj, por jo vetëm.
Ka qënë e pamunduar të shmangej biseda lidhur me Big Brother VIP e për më tepër për raportin e saj me Luizin sot.
Efi ka zbuluar se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mire jashtë duke sqaruar çdo keqkuptim lidhur edhe me rastin e videos së realizuar prej saj më parë që u bë një nga pikat kyç të debateve të tyre.
Efi shpjegoi për publikun se ende ata nuk janë takuar për shkak të angazhimeve të tyre.
Ajo përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e Luizit dhe Kiarës iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit, por shtoi faktin se beson në dashurinë e tyre.
“E vetmja gjë që thashë është m’u duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç Big Brother. Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin.
Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime. As me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës”, tha ajo
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CqlV5-9I_1z/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==