Home ShowBiz Selena Gomez “sherr” me rojet
Selena Gomez “sherr” me rojet
0

Selena Gomez “sherr” me rojet

0
0

Selena Gomez ka marrë pjesë në koncertin e Beyonce, por fansat xhiruan momentin e një konflikti të saj me një roje sigurie. Gjatë mbërritjes në koncertin në Paris, këngëtarja u pa duke debatuar me rojën e sigurisë që e shoqëronte. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e reagimit të saj të dhunshëm, megjithatë janë spekuluar dy arsye.

Përdoruesit e rrjeteve sociale spekuluan se personi në video ishte pjesë e sigurisë së saj personale pasi u pa duke e ndjekur disa herë gjatë koncertit dhe se vonesa në koncert ishte arsyeja pse nisi zënka.
Siç transmeton TMZ, mediat kanë kontaktuar përfaqësuesit e saj, por ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për këtë situatë.

https://twitter.com/Forgella26/status/1662740903704899587