Home ShowBiz Projekti i Duas i ngjashëm me atë të ‘Spirit Voice’, Lipa përballet me akuza të forta
Projekti i Duas i ngjashëm me atë të ‘Spirit Voice’, Lipa përballet me akuza të forta
0

Projekti i Duas i ngjashëm me atë të ‘Spirit Voice’, Lipa përballet me akuza të forta

0
0

Dua Lipa pak kohë më parë ka publikuar ‘Dance The Night’ dhe së fundmi janë ngritur akuzat se projekti i saj është shumë i ngjashëm me projektin e Spirit Voice, Fouristrada.

Pas këtyre konstatimeve këngëtarja Soni Malaj ka reaguar. Do të kontaktojmë menaxherët e saj. Spirit Voice ku unë isha pjesetare dhe hiti ynë më i madh ka qenë kënga”Fuoristrada” ,e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe u kthye në hitin më të madh të grupit.

Prive ka kontaktuar me këngëtaren dhe kompozitorin e projektit.

‘Kënga është kompozuar nga Alban Karabashi, me tekst të Alqi Bonjakut në vitin 1997 dhe interpretuar nga Spirit Voice në ato vite. Në refren, kënga ka ngjashmëri të madhe por duhet një analizë e mirëfilltë nga ana muzikore e me një staf profesionistësh shqiptarë e të huaj që të arrijnë në një konkluzion’, u shprehën ata.

Menaxheri i Duas ende nuk ka kontaktuar për të sqaruar këtë situatë u shpreh burimi në fjalë.

Linku: prive

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CqpiKBpszsp/

tags: