Home ShowBiz Nga njohja me Arbanën deri tek numri i të ftuarve në dasmë, i zbulon të gjitha Eduart Grishaj
Nga njohja me Arbanën deri tek numri i të ftuarve në dasmë, i zbulon të gjitha Eduart Grishaj
0

Nga njohja me Arbanën deri tek numri i të ftuarve në dasmë, i zbulon të gjitha Eduart Grishaj

0
0

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një nga çiftet më të dashur të ekranit.

Edhe pse ata kanë vite që janë së bashku, e madje prindër të dy fëmijëve, kanë vendosur që këtë verë të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Çifti ka vendosur ta bëjnë dasmën në Toskana, Itali por nuk kanë ndarë më tepër detaje.

Së fundmi regjisori ka qënë i ftuar në “E Diell” në rubrikën “Galeri” ku ka rrëfyer ndër të tjera kohën kur ishte njohur me Arbanën.

“Nga 2010 kam punuar me të gjitha programet që jepeshin. Në 2010, më kanë thënë që do punoja me ‘1000 e 1 pse’.

Ajo ishte diva e Topit. Nuk më shihte fare mua”, është shprehur Eduarti.

Madje ai ka zbuluar për publikun edhe sa të ftuar do të ketë në dasmë.

“Do të nisemi sa të mbarojmë bashkë për në Itali për dasmën. Emisionet i mbyllëm, fëmijët i mbyllëm.

Donim të bënim dhe vajzën që të mos të thoshte për një pjatë nuk më ftuat dhe mua.

Tani themi të bëjmë dhe dasmën. Unë dhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona që na pëlqen është Toskana.

Donim që dhe rrethi ynë i ngushtë ta shijojë, ta ndajmë këtë eksperiencë.

Unë të githë të ftuarit i njoh. Janë vetëm rrethi i ngushtë, 120 veta”, ka zbuluar regjisori i njohur.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Crv42KWtcCEINusvAUMkkV0q2Mvuk9W82SljcI0/