Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura dhe të ndjekura nga publiku shqiptar.
Ajo është duke u marrë me përgatitjet e fundit të dasmës, e cila do të realizohet në Toskanë, Itali.
Së fundmi moderatorja ka bërë gjithashtu edhe një ndryshim në pamje duke kthyer në nuancë bionde flokët e saj.
Ditën e sotme moderatorja është shfaqur së bashku me të voglën e saj Zoi në parukeri.
Nga videoja e publikuar në InstaStory kuptohet se Zoi po pret për herë të parë flokët e saj.
“Ka ardhur për herë të parë tek parukierja. Erdhi dita”, dëgjohet të thotë Arbana.
Megjithatë si gjithmon moderatorja kujdeset që të mos zbulojë totalisht pamjen e të voglës.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arbanao/3124152028666819084/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqF1RDEISKK/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==