Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer ndër personazhët më të dashur të publikut.
Kohët e fundit dyshja e njohur janë ‘ndarë’ nëpër shtete të ndryshme duke u angazhuar secili në fushën e vetë profesionale.
Luizi është duke u marrë me koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Kiara në Turqi duke u angazhuar në xhirimet e programit veror, “Kepit të VIP”.
Së fundmi këngëtari ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram teksa shkruan:
“Gjatë xhirimeve të ‘Fast and Furious”.
Nuk ka munguar edhe komenti epik i Kiarës.
“O lumemadh patentën e ke lënë në shtëpi”.
Sigurisht Luizi me natyrën e tij çapkën nuk ngurroi aspak t’i kundërpërgjigjet.
“Kiara të kam lënë edhe ty, pork jo s’do të thotë gjë”, shkruan Luizi.
Linku:
https://www.instagram.com/p/CtbkJoKOXJo/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CsjSm2GNNVL/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==