Gazetarja e njohur, Liesa Haxhiasllani si edhe gjithashtu njëra nga mikeshat më të ngushta të Kiara Titos ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”.
Përveç të tjerave ajo ka folur lidhur me përfshirjen e saj gjatë kohësh që moderatorja Kiara Tito ka qënë pjesë e “Big Brother VIP”.
Teksa Kiara u bë pjesë e formatit të njohur i kërkoi Liesës që t’i menaxhonte llogarinë e saj të Instagramit.
Sipas kësaj të fundit Kiara ishte e sigurt se nuk do të qëndronte më shumë se 2 deri në 3 javë.
Më teje Liesa u shpreh se ajo u pendua që mori përsipër këtë detyrë pasi pesha e përgjegjësisë rritej me debatet që zhvilloheshin gjatë kohës që Kiara vazhdonte të qëndronte brenda shtëpisë së famshme.
“Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet.
Askush s’e priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative.
Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë, sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagramin e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan.
Ishe vërtet shumë presion. Ishte hera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Ccqi0RoLIx4/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==