Home ShowBiz “Ça të bën leku, më parë ishe si 60 vjeç”, Luizi nuk ia lë mangut ndjekësit
“Ça të bën leku, më parë ishe si 60 vjeç”, Luizi nuk ia lë mangut ndjekësit
0

“Ça të bën leku, më parë ishe si 60 vjeç”, Luizi nuk ia lë mangut ndjekësit

0
0

Luizi Ejlli është padyshim një nga personazhet më të dashur dhe më të kërkuar të momentit.

Me pjesëmarrjen e tij në formatin e njohur “Big Brother VIP” ai brenda një kohe shumë të shkurtër u shndërrua në një figurë shumë të dashur e të ndjekur nga publiku shqiptar.

Megjithatë pavarësisht mbështetjes masive, si çdo personazh tjetër publik, edhe Luizi nuk kishte si të mos shpëtonte nga komentet ngacmuese dhe negative të ndjekësve.

Në postimin e tij të fundit në Instagram një nga ndjekësit ka komentuar duke i vënë në dukje faktin se leku e ka zbukuruar këngëtarin, pasi sipas tij ky i fundit më parë dukej si 60 vjeç.

“E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”, i është kthyer Luizi pa e kursyer aspak.

Linku: https://www.instagram.com/p/Ctg6Uhmo_Ht/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrlyzOWodJu/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==