Shakira dhe lëvizja e saj e çuditshme në Barcelonë që befasoi Pique-n
Shakira dhe çdo lëvizje e saj ndiqet nga shtypi që në momentin e ndarjes nga partneri, Gerard Pique.
Që nga ndarja me futbollistin e njohur, jeta personale ka marrë më shumë vëmendje se sa thjesht karriera e saj muzikore, e cila po ashtu duket e lidhur ngushtë me ngjarjet e fundit.
Që nga ajo kohë artistja është transferuar në Miami me fëmijët e saj, por së fundmi është kthyer sërish në Barcelonë.
Por jo vetëm kaq. Ajo që befasoi publikun madje dhe vetë Piquen ishte vendimi i Shakirës për të qëndruar në shtëpinë ku jetonte së bashku me futbollistin dhe fëmijët e tyre përpara ndarjes.
Sipas gazetës La Vanguardia, shtëpia ndodhet në pronën e banimit Ciudad Diagonal (Esplugues de Llobregat), afër Barcelonës.
Megjithatë, para kthimit të saj në Barcelonë në qershor, një ekip pastrimi u raportua të ishte vendosur në shtëpinë e ku ajo do të qëndronte.
“Madje edhe çarçafët i ka marrë me vete”, thanë burimet për gazetën.
Nga ana tjetër, si Pique ashtu edhe rrethi i tij nuk e dinë arsyen e vizitës së kolumbianes në Barcelonë.
Disa dyshojnë se mund të jetë kontakti i saj me avokatët ose kalimi i kohës me Lewis Hamilton.
Megjithatë, këngëtarja është përpjekur të shmang çdo konflikt ish-futbollistin duke u rikthyer së bashku me fëmijët e saj Sashën dhe Milanin.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/06/21/6493091a46163f3a278b45c1.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/reel/Csz4TJDOjhG/?utm_source=ig_web_copy_link