Ylli i popit, Rita Ora 32 vjeç, i kërkoi stafit të merrte një karrocë të ngarkuar me 14 valixhe kur mbërriti në Aeroportin e Sidneit pas përfundimit të xhirimeve në emisionin “The Voice”.
Këngëtarja britanike u fotografua në ambientet e aeroportit e veshur me një veshje tepër elegante tërësisht të zezë.
Rita mbante në dorë një çantë të dytë dizajner, një Hermès Birkin të kuqe, e cila qëndronte sipër një valixheje të përshtatshme.
Këngëtarja u ndal në tavolinën e kontrollit në nisje, duke tronditur stafin me numrin e çantave që kishte sjellë me vete.
Teksa kontrollonte valixhet e saj, një fanse iu afrua për të kërkuar një foto me të, të cilën ajo e realizoi me kënaqësi.
Pamja vjen vetëm një ditë pasi Rita përfundoi xhirimet në The Voice Australia.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Cs0_bQaS_YB/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==