Home ShowBiz Përfundon xhirimet e “The Voice”, Rita Ora shokon me numrin e valixheve në aeroport
Përfundon xhirimet e “The Voice”, Rita Ora shokon me numrin e valixheve në aeroport
0

Përfundon xhirimet e “The Voice”, Rita Ora shokon me numrin e valixheve në aeroport

0
0

Ylli i popit, Rita Ora 32 vjeç, i kërkoi stafit të merrte një karrocë të ngarkuar me 14 valixhe kur mbërriti në Aeroportin e Sidneit pas përfundimit të xhirimeve në emisionin “The Voice”.

Këngëtarja britanike u fotografua në ambientet e aeroportit e veshur me një veshje tepër elegante tërësisht të zezë.

Rita mbante në dorë një çantë të dytë dizajner, një Hermès Birkin të kuqe, e cila qëndronte sipër një valixheje të përshtatshme.

Këngëtarja u ndal në tavolinën e kontrollit në nisje, duke tronditur stafin me numrin e çantave që kishte sjellë me vete.

Teksa kontrollonte valixhet e saj, një fanse iu afrua për të kërkuar një foto me të, të cilën ajo e realizoi me kënaqësi.

Pamja vjen vetëm një ditë pasi Rita përfundoi xhirimet në The Voice Australia.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-12225741/Rita-Ora-causes-scene-Sydney-Airport-arrives-14-suitcases.html

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Cs0_bQaS_YB/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==