Home ShowBiz Arbenita dhe Fero në krizë të fortë ligjore, zbulohen detaje të tjera rreth ngjarjes së zhurmshme
Arbenita dhe Fero në krizë të fortë ligjore, zbulohen detaje të tjera rreth ngjarjes së zhurmshme
0

Arbenita dhe Fero në krizë të fortë ligjore, zbulohen detaje të tjera rreth ngjarjes së zhurmshme

0
0

Arbenita dhe Fero kanë degraduar për shkak të një krize në raportin e tyre.

Lajmi ka pushtuar mediat prej ditësh. Partnerja e tij e akuzon reperin për dhunë. Gjykata nga burime pranë Prive bëjnë me dije se reperi ka marrë një muaj arrest shtëpie.

Së fundmi burime të njejta kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me rastin e tyre.

Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen në dysheme duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam për të të vrarë”.

Avokati i Feros ka hedhur poshtë detajet me një tjetër deklaratë.

Është e vërtetë që ka patur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati. Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka patur dhunë në asnjë formë të saj.

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=dQjV6kb7_Mc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/explore/tags/arbenitafero/

tags: