Home ShowBiz Margot Robbie nuk ishte zgjedhja e parë/Zbulohet se kujt iu ofrua fillimisht roli i Barbie
Margot Robbie nuk ishte zgjedhja e parë/Zbulohet se kujt iu ofrua fillimisht roli i Barbie
0

Margot Robbie nuk ishte zgjedhja e parë/Zbulohet se kujt iu ofrua fillimisht roli i Barbie

0
0

Ylli i momentit Margot Robbie që ka pushtuar ekranin ka treguar se nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Barbie.

Aktorja, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, tha se ajo edhe regjisorja Greta Gerwig dëshironin që Gal Gadot të luante Barbie. Mirëpo kjo nuk u bë e mundur për shkak të orarit të ngjeshur.

“Gal Gadot është energjia e Barbie. Ajo është tepër e bukur, por ju mund ta urreni sepse është shumë e sinqertë dhe e sjellshme”, tha Margot Robbie. Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigja e aktores izraelite, e cila ka thënë se është e nderuar që i është ofruar roli i Barbie, edhe pse është dashur ta refuzojë. “Unë e dua Margon. Ajo është një nga ato femra me të cilat dëshironi të jeni shoqe. Ajo është e qeshur, e zgjuar dhe padyshim shumë e talentuar. Do të doja të punoja me të dhe jam prekur nga ajo që tha për mua. Jam shumë e emocionuar për të dhe për filmin Barbie”, theksoi Gal Gadot.

Linku: https://www.lofficielusa.com/film-tv/gal-gadot-barbie-movie-response-margot-robbie

Foto: https://www.instagram.com/margotrobbieofficial/?hl=en