Home ShowBiz Drake koleksionon reçipetat që fanset i kanë hedhur në skenë
Drake koleksionon reçipetat që fanset i kanë hedhur në skenë
0

Drake koleksionon reçipetat që fanset i kanë hedhur në skenë

0
0

Hedhja e reçipetave është kthyer në një trend në mbarë botën. Së fundmi Drake ka zbuluar koleksionin e reçipetave që ka grumbulluar nga fanset në performance të ndryshme.
Njerëzit kanë mbetur të habitur nga fakti se sa reçipeta i janë hedhur Drake gjatë kohës që ai ka qenë duke performuar.

‘Nëse nuk kërkoni, nuk merrni’, por reperi me siguri nuk e priste që të përfundonte me një dhomë të tërë reçipetash kur u kërkoi fansave të vazhdonin të hidhnin veshjen në skenë.

Ditën e sotme Drake ndau një foto në Instagram duke pozuar pranë koleksionit të madh të vendosur në dysheme pas tij. Të brendshmet janë në të gjitha ngjyrat, stilet dhe madhësitë e ndryshme, dhe ndërsa është e paqartë saktësisht se sa janë në foto, duket se janë mbi 100.
Ndërkohë, Drake mund të shihet duke buzëqeshur.

Linku:https://twitter.com/DrakeDirect_?ref_src=twsrc%5EtfwKpLaw8_aem_ATePGzvPYuSfa9TWDjnSbJ6Dm7X0hPdCAW4u354xu77ni0G8QRZvu5NpkNTw5umZKsk

Burrimi i fotos: https://www.instagram.com/drake/

tags: