Home Lifestyle Studimi: Prindërit që kanë djem mund të plaken më shpejt
Studimi: Prindërit që kanë djem mund të plaken më shpejt
0

Studimi: Prindërit që kanë djem mund të plaken më shpejt

0
0

Një studim i ri tregon se prindërit që kanë djem plaken më shpej. tKjo e dhënë doli pas një sërë hulumtimesh të cilat studiuan lidhjen mes numrit të djemve duke përfshirë demencën. Për të thelluar në këtë marrëdhënie, studiuesit kryen një hetim gjithëpërfshirës mbi plakjen njohëse te prindërit.

Studimi ekzaminoi nivelet bazë njohëse dhe shkallën e rënies njohëse në mbi 13,000 të rritur të moshës 50-vjeç e lart. Studiuesit gjithashtu morën parasysh faktorë të ndryshëm sociodemografikë gjatë gjithë jetës së pjesëmarrësve.

Ky studim ofron njohuri të vlefshme për ndikimin e mundshëm të të paturit të paktën një djalë në shëndetin kognitiv të prindërve dhe hedh dritë mbi një aspekt intrigues të plakjes njerëzore. Shkencëtarët u fokusuan te pjesëmarrësit që ishin prindër dhe kishin të paktën një fëmijë. Analiza përfshinte një kampion prindërish, nga të cilët 82.3% kishin të paktën një djalë, dhe 61.6% e të anketuarve ishin femra.

Familjet me shumë djem e kanë më të vështirë.

Studimi zbuloi se prindërit që kishin të paktën një djalë përjetuan një rënie më të shpejtë të aftësive njohëse krahasuar me prindërit që nuk kishin asnjë djalë. Për më tepër, rezultatet treguan se prindërit me shumë djem kishin një rënie edhe më të shpejtë njohëse krahasuar me prindërit që kishin vetëm vajza. Me fjalë të thjeshta, lindja e djemve shoqërohej me një rënie më të shpejtë të funksionit njohës për prindërit.

Studime të tjera të bëra në të kaluarën kanë hedhur pak dritë mbi dinamikën e jetës familjare. Sipas psikologëve, edhe baballarët priren të jenë më të lumtur se nënat. Këto studime jo vetëm që kontribuojnë në të kuptuarit tonë të lumturisë prindërore , por gjithashtu mbështesin mirëqenien brenda kontekstit të prindërimit.

Linku: https://www.cosmopolitan.com/uk/body/health/a44126196/having-sons-age-quicker/

Foto: Freepek.com

tags: