Home ShowBiz Çfarë ndodhi papritur mes Halle Berry dhe Drake?
Çfarë ndodhi papritur mes Halle Berry dhe Drake?
0

Çfarë ndodhi papritur mes Halle Berry dhe Drake?

0
0

Halle Berry foli pa u kursyer pasi Drake përdori një foto të saj pa lejen e saj për të promovuar këngën e tij të re.

Më 15 shtator, fituesja e ‘Oscar’ ndau një citim në Instagram që thoshte: “Ndonjëherë duhet të jesh djali më i matur… edhe nëse je grua!”

Dy ditë më parë, Drake publikoi këngën e tij të re “Slime You Out” me SZA dhe postoi në rrjetet e tij sociale një foto të Halle me lëngun jeshil në ‘Nickelodeon’s 2012 Kids’ Choice Awards’. Krah saj ai nuk shkroi asgjë.

Kur një përdorues e pyeti aktoren për mendimin e saj për Drake që përdorir foton e saj, Halle komentoi në faqen e saj, “Prandaj erdhi edhe ky postimi im sot. Kur njerëzit që admironi ju zhgënjejnë, ju duhet të tregoheni një person më i matur dhe të vazhdoni!”

Aktorja gjithashtu komentoi, duke iu përgjigjur një fansi tjetër: “Njerëzit e tij telefonuan njerëzit e mi dhe unë thashë JO. Nuk më pëlqeu ajo foto me lëngun në fytyrën time që të përdorej në lidhje me këngën e tij. Dhe ai zgjodhi për ta bërë gjithsesi! E shihni…kjo është mosrespekt. Nuk është mirë!”

Ndërkohë, një person tjetër i shkroi Halle-s në faqen e saj, “Unë të kuptoj. Por ajo foto është në pronësi të Getty Images. Kështu që jam i sigurt se ai mori lejen e tyre. Dhe pagoi tarifën. Pse je mërzitur.” Aktorja u përgjigj: “Sepse ai më pyeti dhe unë i thashë JO, kjo është arsyeja pse. Pse të pyesësh nëse ke ndërmend të bësh atë që dëshiron të bësh! Kjo ishte f–k për mua. Nuk është mirë. E kuptoni?”

Aktorja gjithashtu komentoi: “Ka të bëjë me parimet dhe integritetin. Sa e lumtur që shumë prej jush e keni kuptuar këtë.”

“Slime You Out” përmban tekstin, “I’m slimin’ you for them kid Choices you made” dhe është pjesë e albumit të ri të Drake ‘For All the Dogs’, i cili do publikohet më 6 tetor.

SZA gjithashtu kishte ndarë të njëjtën foto të Halle në Instagramin e saj ditën e publikimit të këngës. Nickelodeon komentoi në postimin me një emoji të një fytyre me vetull të ngritur.

Linku: https://ew.com/music/halle-berry-slams-drake-for-using-slime-photo-without-permission/

Foto: https://www.instagram.com/drake/