Home ShowBiz Beyonce nis karrierën në kinematografi
Beyonce nis karrierën në kinematografi
0

Beyonce nis karrierën në kinematografi

0
0

Turneu muzikor nëpër botë “Renaissance” i Beyonce i nisur vitin e kaluar u përmbyll të natën e të dielës me koncertin e fundit në Kansas të Shteteve të Bashkuara.

Por skenat e këtij turneu do të jenë pjesë e një filmi të ri, ku për të parën herë në karrierën e saj, ajo vetë do të jetë protagoniste.

Filmi i ri i yllit të muzikës Pop titullohet “Renaissance: Një film nga Beyonce” dhe do të nisë të shfaqet për herë të parë në kinema më 1 Dhjetor, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, Kanada e Meksikë.

Shitja e biletave ka nisur që tani në Hjuston të Teksasit, vendlindjen e 42-vjeçares. Shfaqja e këtij filmi do të ndihmojë industrinë kinematografike amerikane të rimëkëmbet në kulmin e krizës së shkaktuar nga greva e aktorëve dhe skenaristëve.

Filmi i ri tregon edhe për jetën dhe karrierën e Beyonce, e cila është aktive në botën e muzikës prej tashmë çerek shekulli.

Linku: https://daily.redbullmusicacademy.com/2019/02/beyonces-curious-film-career

Foto: https://www.instagram.com/beyonce/?hl=en