Home Lifestyle 104-vjeçarja thyen rekordin e hedhjes me parashutë
104-vjeçarja thyen rekordin e hedhjes me parashutë
0

104-vjeçarja thyen rekordin e hedhjes me parashutë

0
0

Mosha është vetëm një numër për Dorothy Hoffner, e cila ka thyer rekordin botëror për personin më të vjetër që hidhet me parashutë nga një avion.

104-vjeçarja e cila ka lindur në Çikago të SHBA po pret që Rekordi Botëror Guinness të konfirmojë zyrtarisht momentin historik.

Ajo shpjegon për gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters ndjesitë e kësaj eksperience.

Kur ndihesh mirë, mund t’i bësh këto gjëra. Ndonjëherë keni frikë për ta bërë dicka, por nëse ndiheni mirë, bëjeni.”

Hoffner u prit me duartrokitje kur u ul në tokë, edhe pse vetë ajo nuk e kuptoi se pse veprimi i saj shkaktoi kaq shumë bujë.

“Ishte e mrekullueshme, më pëlqeu. Dhe nuk mund ta kuptoja pse ata njerëz ishin atje.

Por për fat, një mik i saj tregon se pse u impresionuan  personat që panë këto momente.

“Unë mendoj se shumë njerëz që ishin pranë saj dhe e shikonin hedhjen e saj me parashutë, mund të mendojnë, ‘Zot, nëse ajo mund ta bëjë atë, pse nuk mundem unë?”

Vetë ai shpjegon se nuk do ta provonte diçka të tillë edhe nëse do të ishte i ri.

“E vërteta është se unë nuk do ta bëja këtë. Nuk do ta kisha bërë edhe nëse do të isha 25-vjeç. Sepse është diçka që do të më trembte, kjo është e gjitha.”

Pas hedhjes me parashutë, Hoffner përfundon duke thënë se ka në plan të realizojë në të ardhmen sfida të tjera që i ka vendosur si objektiv vetes.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/us-news/2023/10/03/651c0c08e2704ed0928b45ab.html
Foto: Freepik.com

tags: