Home ShowBiz Dea i vë kapakun thashethemeve për lidhjen me Kristin me këtë deklaratë
Dea i vë kapakun thashethemeve për lidhjen me Kristin me këtë deklaratë
0

Dea i vë kapakun thashethemeve për lidhjen me Kristin me këtë deklaratë

0
0

Dea Mishel në daljen e saj të fundit ka folur për raportin me Kristin dhe mënyrën se si u interpretua në media.

Ndër të tjera Dea u shpreh:

“Nuk është se po bëjmë lojë me publikun ose duam të ndezim një thashethem. Asnjëri nga ne. Kemi një miqësi shumë të pastër me njëri-tjetrin dhe vërtetë unë Kristin e kam shumë xhan dhe e vlerësoj shumë si njeri. Unë i kam mbajtur miqësitë e mia që kam krijuar aty brenda me Jorin, Oltën, Kristin. Ne dalim bashkë, i kemi prezantuar njëri-tjetrit dhe shoqëri që nuk është nga televizioni. Ai i njeh shoqet e mia unë i njoh disa nga shokët e tij.”

Dea tregoi madje se e ka takuar të dashurën e Kristit, për të cilën u shpreh se është shumë e këndshme dhe artiste si ai.

“Po, e kam takuar të dashurën e Kristit, shumë e këndshme. Është artiste si Kristi dhe mendoj që shkojnë shumë bashkë. Nuk ka asgjë dhe ne prandaj e sqaruam që nuk ka diçka mes nesh. Ne flasim për çdo gjë bashkë. Unë edhe tek urimi që kisha bërë, një urim normal ishte. Unë njerëzit që i vlerësoj me të vërtetë dhe ato fjalët më vijnë natyrshëm.’

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=fny6tORtv1o

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/deamichellee/

tags: