Home Lifestyle Parashikimi i motit, 13 nëntor 2023
Parashikimi i motit, 13 nëntor 2023
0

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2023

0
0

Moti në mëngjes ka nisur me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive, por mesdita do të sjellë ndërpreje të reshjeve në territor, ku mbizotëruese do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e herë pasherëshme.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin por pa reshje, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por maksimalet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 18°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: