Home Aktualitet Parashikimi i motit, 21 Nëntor 2023
Parashikimi i motit, 21 Nëntor 2023
0

Parashikimi i motit, 21 Nëntor 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 metra.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit.

Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore, kryesisht në juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë./

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-21-nentor-2023/

Foto: Freepik.com

tags: