Home ShowBiz E akuzojnë për operacione plastike, rrëfehet Sofia Vergara
E akuzojnë për operacione plastike, rrëfehet Sofia Vergara
0

E akuzojnë për operacione plastike, rrëfehet Sofia Vergara

0
0

 

Bukuria e saj ende nuk është venitur pavarësisht moshës duke qenë si gjithmonë në një formë perfekte fizike. Por shumë fansa janë të bindur se pamja e saj rinore është rezultat i ndërhyrjeve kirurgjikale të cilat Sofia Vergara ka zgjedhur t’i mohojë sërish.

“Zgjedh të shmang leximin e komenteve dhe e dini pse? Sepse zakonisht ata që komentojnë janë persona që janë në humor të keq, të depresionuar apo xhelozë”, thotë 51-vjeçarja për revistën Glamour teksa prezantoi edhe linjën e re të kujdesit për lëkurën.

Gjatë intervistës bukuroshja brune thekson se në fillim të viteve 90’ u ndërgjegjësua për rëndësinë e kremit të diellit në procesin kundër plakjes. Ajo thotë se nuk është kujdesur sa duhet për veten duke patur parasysh se ka jetuar në një vend të ngrohtë si Kolumbia ku ka diell për gjatë gjithë vitit.

E lindur në vitin 1972, në Kolumbi, Vergara u zbulua nga një fotograf teksa ecte përgjatë një plazhi. Që atëherë ajo u është bërë imazhi i shumë markave të njohura ndërsa njihet edhe për rolin e saj në shumë shfaqje televizive.

Aktorja nga Amerika e Jugut njihet më shumë nga publiku për rolin e saj në serinë televizive “Modern Family”, e cila zgjati nga viti 2009 deri në vitin 2020.

Linku: https://www.buzzfeednews.com/article/ellendurney/sofia-vergara-denied-plastic-surgery-rumors

Foto: https://www.instagram.com/sofiavergara/