Home Business / Technology Inteligjenca artificiale në parashikimin e motit
Inteligjenca artificiale në parashikimin e motit
0

Inteligjenca artificiale në parashikimin e motit

0
0

Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parashikimet e motit. Një sistem i zhvilluar nga Google, Deep Mind, duke shfrytëzuar IA, ka arritur të parashikojë më me saktesi në krahasim me modelet e përdorura aktualisht ne 90% të rasteve. Gjithashtu ka rezultuar i suksesshëm edhe në parashikimet e motit ekstrem, si ciklone tropikale apo temperaturë anormale, gjë që i jep mjaft përparësi.

Rezultati është publikuar në revistën shkencore Science, por autorët shpjegojnë se sistemi i ri, i quajtur Graph Cast nuk do të zëvendësojë metodat tradicionale të parashikimit të motit, por do të punojë paralelisht me to.

Metoda e re, përveç saktesisë, është edhe me e shpejtë dhe parashikon në kohë më të ngushtë, është në gjende të parashikojë motin për 10 ditët e ardhshme brenda 1 minute.

Linku: https://www.ibm.com/weather/industries/broadcast-media/ai-weather-forecasting-prediction-communication

Foto: Freepik.com

 

tags: