Home ShowBiz Fifi rrëfen sekretin e raportit të mirë mes saj dhe Adrola Dushit
Fifi rrëfen sekretin e raportit të mirë mes saj dhe Adrola Dushit
0

Fifi rrëfen sekretin e raportit të mirë mes saj dhe Adrola Dushit

0
0

Fifi ka treguar dhe më herët se ka një marrëdhënie të mirë me ish partneren e Adisit.

Nëpërmjet komenteve dhe postimeve por dhe në intervista Fifi e ka dëshmuar një gjë të tillë. Ndjekësit dhe jo vetëm janë kurioz të dinë se cili është sekreti i një raporti të suksesshëm mes saj dhe Adrolës.

“Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis.

Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij. Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba. Unë kam 8 vjet që jam larg familjes time, dhe shpesh më mungon babi dhe mami.

Në këtë rast unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës duhet të jemi njerëzor.”

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=I-HfFK9EWV0

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C0Uzql8Nbjt/?img_index=1

tags: