Home Lifestyle Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2023
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2023
0

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2023

0
0

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por i ftohti do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit tonë, si pasojë e prezencës së masave ajrore siberiane.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira dhe reshje të herë pas hershme në pjesën më të madhe të territorit.

Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 14 °C, në vendet e ulëta: 6 / 13 °C dhe në vendet malore: 1 / 8 °C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com