Home ShowBiz Çfarë ndodhi? Arbana Osmani e kalon natën e ndërrimit të viteve në spital
Çfarë ndodhi? Arbana Osmani e kalon natën e ndërrimit të viteve në spital
0

Çfarë ndodhi? Arbana Osmani e kalon natën e ndërrimit të viteve në spital

0
0

Festa e Vitit të Ri në familjen e Arbanës nuk ka qenë si zakonisht. Një komplikim shëndetsor që ka pasur i biri Dielli ka bërë që moderatorja ta kalonte ndërrimin e viteve në spital. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Arbana ka ndarë me ndjekësit këtë moment.

Nata e ndërrimit te viteve si pasojë e një komplikacioni shëndetësor që pati Dielli im, na gjeti në Qendrën spitalore “Nënë Tereza”, aty ku bashkë me shumë vogëlushë të tjerë të guximshëm e prindër të frikësuar, po presim vitin e ri vetëm me një urim: të kemi shëndet.

Viti që lamë pas për mua ka qene nje vit intensiv në punë, në emocione, sipermarrje dhe marrdhënie. Ka qenë një vit me momente kur më dukej se po “thyhesha” e në fakt me kalimin e kohës kam kuptuar se po “ndërtohesha”.

Dita e fundit e 2023 e kaluar në repartin e reanimacionit më bëri të kuptoj edhe një herë se cfare vlen me të vertetë dhe sa të parëndësishme kanë qenë disa nga mërzitë e këtij viti.

Linku:https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arbanao/

tags: