Home Lifestyle Parashikimi i motit, 7 janar 2024
Parashikimi i motit, 7 janar 2024
0

Parashikimi i motit, 7 janar 2024

0
0

Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent, por në sasi më të pakta. Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor-juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: