Home ShowBiz Nuk fitoi asnjë çmim, Bebe Rexha ironizon “Grammy Awards”
Nuk fitoi asnjë çmim, Bebe Rexha ironizon “Grammy Awards”
0

Nuk fitoi asnjë çmim, Bebe Rexha ironizon “Grammy Awards”

0
0

Bebe Rexha, ka qenë edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”. Bebe luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”.

Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” deri më tani në karrierën e saj. Gjithsesi Rexha ka qëndruar e motivuar duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku ka shkruar:

Unë jam vetë çmimi.

Ajo gjithashtu publikoi në ‘chatin’ e fansave të saj në Instagram një mesazh zanor, ku thoshte: “Ja pra ku jemi, katër nominime, katër humbje. Por gjithsesi, unë dukesha si vet çmimi natën e mbrëmshme dhe unë jam vet çmimi”-vijoi këngëtarja.

Linku: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/

tags: