Home ShowBiz Drake refuzon të këndojë hitin ‘Work’ gjatë turneut
Drake refuzon të këndojë hitin ‘Work’ gjatë turneut
0

Drake refuzon të këndojë hitin ‘Work’ gjatë turneut

0
0

Një lëvizje e fundit e Drake në një koncert të tij ka lënë të kuptohet për një hatërmbetje me Rihanna-n. Krijuesi i hitit “Started From the Bottom”, habiti fansat në Florida, kur refuzoi të performonte duetin e tyre “Work” në skenë.

Në vend të kësaj, ai ia tha fansave që ishin mbledhur për ta parë kështu: “Unë nuk e këndoj më këtë këngë. Mund ta këndoni ju për mua“. Drake dhe Rihanna kanë një histori të gjatë bashkëpunimesh muzikore, me këngë si “What’s My Name?” dhe “Take Care”.

Megjithatë, bashkëpunimi i tyre në muzikë shpesh ka bërë që fansat të aludojnë edhe për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre. Teksa mediat sociale kanë shpërthyer në reagime, një gjë është e qartë, kjo lëvizje e Drake ka rindezur debatin rreth marrëdhënies së tij me Rihanna-n, duke i bërë fansat gjithnjë e më shumë kuriozë.

Linku: https://videos.marca.com/v/0_324yaizp-drake-refuses-to-sing-rihannas-collaboration-work-during-the-concert

Foto: https://www.instagram.com/champagnepapi/